“Para së gjithash, ky nuk është një derbi, është derbi. Në San Siro, mund ta ndjesh historinë, ose më saktë, historitë, sepse janë dy skuadra”. Në ditën e derbit të Milanos, Wesley Sneijder, i cili e njeh shumë mirë këtë ndeshje, foli gjithashtu për karrierën e tij të re si futbollist.
Shtatë vjet e gjysmë pasi u tërhoq nga futbolli dhe pasi mori pjesë në një reality shoë në vendlindje, i projektuar për të ndihmuar lojtarët veteranë të rikthehen në formë, holandezi u rikthye në fushën e kategorisë së katërt duke veshur fanellën e OSM ’75: “Po e shijoj momentin”, tha ai pas ndeshjes. “Është e mrekullueshme të luaj përsëri, është argëtim i pastër. Por nuk jam gati të kthehem në San Siro…”.
sfidanti.al

