Mitaj mungon, Al Ittihad humbet

Al Ittihad kishte një ndeshje delikate këtë të premte teksa u përball me kryesuesit e Ligës Arabe të futbollit, Al Ahli në transfertë. Në këtë ndeshje, që Al Ittihad e humbi me rezultatin 3-1, një disfatë për të cilin pergjegjësia iu faturua trajnerit Sergio Conceiçao. Tekniku portugez e la jashtë skuadre mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj, një vendim që ashtu siç kishin paralajmëruar edhe vetë tifozët e Al Ittihad, i krijoi shumë hapësirë Mahrez që në fakt shënoi golin e dytë të Al Ahli duke e kthyer në avantazhin 2-1

Edhe pse Mario Mitaj është në një formë të mirë fizike, Conceiçao e lë jashtë skuadre atë për shkak të numrit të futbollistëve të huaj që mund të lejohen dhe futbollisti kuqezi nuk mes 8 lojtarëve duke u zëvendësuar nga Kadesh që bëri një paraqitje të dobët në fushën e lojës. As mediat nuk e justifikojnë vendimin e trajnerit portugez që jo pak herë është kritikuar për zgjedhjet që bën.
Pas 25 javëve kampionat Al Ahli kryeson klasifikimin me 62 pikë, ndërsa Al Ittihad është në vendin e 6 me 20 pikë më pak, 42.