Duket një odise pa fund ajo e Paulo Dybala. Javën më të ëmbël të jetës, pasi u bë baba për herë të parë, argjentinasi i Romës duhet të përballet me shakanë e radhës të fatit. Një tjetër operacion për sulmuesin.
Gjatë stërvitjes së djeshme, mjaftuan 10 minuta që “Joya” të ndjente sërish dhimbje në gjurin e majtë, që e torturonte që nga sfida me Milanin, e luajtur në fund të janarit. Në atë ndeshje Dybala u detyrua të linte fushën.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale me agopuntura dhe terapi specifike, stafi mjeksor është detyruar të vendosë për zgjidhjen drastike dhe sot lojtari do të kryejë ndërhyrjen.

