Interi vazhdon të mbetet optimist për të siguruar në të ardhmen shërbimet e Nico Paz, edhe pse lojtari pritet të rikthehet te Real Madrid pas huazimit te Como. Drejtuesit zikaltër e kanë ndjekur prej kohësh talentin argjentinas dhe e vlerësojnë shumë zhvillimin e tij. Real Madridi synon ta mbajë dhe ta integrojë në skuadrën e parë, por konkurrenca e fortë me lojtarë si Arda Güler dhe Franco Mastantuono mund ta vështirësojë situatën. Kjo mbingarkesë në repartin ofensiv i jep Interit shpresë se në të ardhmen mund të hapet një mundësi për transferimin e Paz.
sfidanti.al

