Futbollisti shqiptar i Kosovës, Adam Hasani është bërë me skuadër të re, teksa së fundmi ka firmosur me klubin e Napolit në Itali. 17-vjeçari bën një hap të madh në karrierën e tij, teksa fillimisht do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Napolit, me shpresën që do të arrijë të bëjë kapërcimin e madh për te ekipi i parë. Anësori 17-vjeçar ishte më parë pjesë e Sampdorias, ku falë paraqitjeve të tij fitoi edhe ftesën nga trajneri Adil Maliqi për t’u bashkuar me përfaqësuesen U19 të Kosovës.
Sfidanti.al

