Salah larg Liverpoolit

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpuli që këtë verë. Vitin e kaluar, egjiptiani e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2027 me klubin anglez, por tensionet me Slot dhe performancat e tij jo shumë bindëse mund ta shtyjnë atë drejt largimit.

Disa klube në Ligën Profesionale Saudite kanë qenë prej kohësh të interesuara për të, dhe sipas thashethemeve të fundit, agjenti i tij është tashmë në bisedime me Al Ittihad.

Ish-lojtari i Romës u bashkua me “të kuqtë” në vitin 2017 dhe që atëherë ka bërë 426 paraqitje, duke shënuar 251 gola dhe duke dhënë 119 asiste.