Nani rikthehet në fushë, firmos në Kazakistan

Nani rikthehet sërish në futbollin e luajtur. Ish-ylli i Lazios dhe Manchester United ka vendosur të vazhdojë karrierën edhe pse është pranë moshës 40-vjeçare, duke firmosur një kontratë njëvjeçare me Aktobe, skuadër që militon në elitën e futbollit kazak. Pas rreth një viti pauzë nga fushat e blerta, portugezi ka vendosur të pranojë sfidën e re në Kazakistan. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, kontributi i Nani-t nuk do të kufizohet vetëm në aspektin sportiv, por ai do të ketë edhe një rol përfaqësues, me synimin për t’i dhënë më shumë vizibilitet projektit të klubit dhe zhvillimit të futbollit në Kazakistan.Me eksperiencën e tij të pasur ndërkombëtare dhe karrierën në nivelet më të larta të futbollit evropian, Nani pritet të jetë një pikë referimi si brenda, ashtu edhe jashtë fushës për Aktobe.

sfidanti.al