Nfl, Seahawks dhe Patriots do të përballen në finalen e SuperBowl

Seattle ka mundur Rams 31-27, kurse New England fitoi ndaj Denver 10-7. Dy klubet do të diskutojnë titullin në Santa Clara më 8 shkurt. Seattle Seahawks kundër New England Patriots, ashtu si në 2015-ën, por këtë herë pa Tom Brady. Kjo është finalja e SuperBowl, që do të luhet më 8 shkurt dhe parashikohet të jetë spektakolare. Është mundësia për hakmarrje, teksa 11 vjet më parë fitonin Pats 28-24. Seattle mundi në shtëpi Los Angeles Rams 31-27, ndërsa New England fitoi një ndeshje shumë taktike kundër Denver Broncos 10-7.

Seattle Seahawks dhe New England Patriots janë dy skuadrat finaliste të SuperBowl 60, që luhet në Santa Clara. E para që u kualifikua për në aktin final të sezonit ishte New England. Ndeshja kundër Denver Broncos u luajt në një terren shumë të rrëshqitshëm dhe ishte shumë taktike. Në Empower Field Patriots fituan për herë të parë në Play-off. Ishte një ndeshje pa spektakël në raport me rivalët. Seattle Seahawks triumfuan 31-27 ndaj Los Angeles Rams përpara publikut të shtëpisë të Lumen Field. Vendimtar ishte në këtë sfidë Sam Darnold, i cil, pas disa vitesh zhgënjim, ka udhëhequr skuadrën e tij. Seattle shkon në finale si kokë serie numër 1 dhe për talentin që ka mund të jetë favorite në SuperBowl.

sfidanti.al