Përplasja që pati me Besar Gudjufin i ka kushtuar shumë trajnerit të Vorës, i cili nuk do të jetë në stol në dy takimet (Tirana dhe Teuta) e radhës së skuadrës së tij.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar bën me dije se: “Zyrtari i KF Vora, Arjan Bellaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me dy ndeshje pezullim nga veprimtaritë”.
Ndërkohë nuk ka shpëtuar as kapiteni i Teutës. “Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.
sfidanti.al

