Drejtuesit e Barçës kanë nisur që të programojnë ekipin për sezonin e ri ndërsa mjaft punë kanë edhe me problemet që u duhet të zgjidhin sa i përket situatës delikate lidhur me Ronald Araujo. Sipas “The New York Times” klubi katalan nuk ka ndër mend që t’iu ofrojë kontratë të re lojtarëve si Robert Lewandowski dhe Marcus Rashford. Sulmuesi polak do të largohet në fund të këtij sezoni kur dhe i mbaron kontrata. Të njëjtin fat do të ketë edhe sulmuesi anglez. Barça nuk është e bindur nga Rashford dhe në fund të edicionit 2025-2026 nuk ka programuar asnjë takim me United për të diskutuar për të blerë kartonin e tij.
Sa i përket problemit lidhur me Ronald Araujo-n, Barça ka pranuar kërkesën e menaxherëve të lojtarit, të cilët i kërkuan klubit leje pa afat për klientin e tyre. Gabimet në fushë janë të njëpasnjëshme për mbrojtësin nga Uruguai dhe sipas menaxherëve gjithçka ka lidhje me shëndetin mendor të tij. 26-vjeçari nuk do të jetë nën urdhërat e Flick për disa ndeshje ndërsa në dyshim është vendosur edhe e ardhmja e tij në “Spotify Camp Nou”.
sfidanti.al

