Amar Koçi, i bronztë në Europianin U23

Amar Koçi, boksier i peshës deri në 80 kilogram, ishte medalist i bronztë në Kampionatin Europian të moshës deri në 23 vjeç, që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. Koçi në ndeshjen e parë fitoi me lituanezin Dainis. Më pas në raundin çerekfinal arriti të kalonte ukrainasin Kaisanov dhe në gjysmëfinale nuk arriti të kalonte bullgarin Sholov, teksa është mundur 3-2.

Megjithatë e ka merituar medaljen e bronztë, ashtu sikurse ka qenë medalist edhe në aktivitete të tjera ndërkombëtare. Shqipëria në fakt në këtë Kampionat Europian ka patur në skuadër dhe Jemin Allmuçën, Besian Karajn, Ariol Zenelin. Trajnerë të skuadrës ishin Artur Koçi dhe Gëzim Zeneli, kurse kështu Amar Koçi ka mundur t’i japi medaljen Shqipërisë. E bronztë, por megjithatë kuqezinjtë e dorezave ishin në podium, kjo nëpërmjet Amar Koçit.

sfidanti.al