Nesër në orën 19:30 luhet derbi kryeqytetas mes Dinamos dhe Tiranës. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Ai ka deklaruar se ndeshja e fundit me Egnatian i ka dhënë shumë besim skuadrës dhe se shkojnë për fitore nesër. “Ndeshja e fundit na ka dhënë besim, djemtë punuan mirë, patëm përballë një skuadër të fortë, krijuam, na jep besim të plotë për të besuar se djemtë kanë dëshirë të përmirësohen. E kemi analizuar kundërshtarin e radhës, me një përkushtim maksimal dhe me vullnet do të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv, besoj fuqishëm dhe vetëm fati sportiv na mungon, kërkojmë që të kthehemi te fitorja.
Futbolli është i bukur të jep mundësi të re, mundohemi të dalim nga ai ngërç, sepse paraqitemi para portës dhe do të finalizojmë, këto dy ditë e kemi përgatitur skuadrën dhe të shrytëzojmë rastet. Ka edhe shumë ndeshje, sduhet të shiohim mbrapa por përpara, ka edhe shumë pikë mund të fitojmë dhe kam besim të plotë që rikuperojmë çdo gjë, Më gëzoi grupi që krijum raste kundër skuadrës së fortës, kemi mësuar rrugën për të shkuar te porta, mund të humbasësh një rast por herën tjetër smund të gabosh.
Kjo Tiranë ka nevojë për mbështetje, kemi nevojë për tifozët, lojtarët tanë, do të bëjmë një analizë se ku duhet të veprojmë dhe çtë bëjmë, i dua sfidat e tilla besoj fuqishëm që do tja dalim nuk e prisja një ecuri të tillë, prisja më mirë, jam i motivuar të punoj si unë dhe grupi. Çdo ndeshje e analizojmë, me stërvitje rikuperojmë gabimet, por stëritemi për tu përmirësuar. Shoh një skuadër të ndërtuar për të konkurruar, shkon rrjedhshëm te porta, duke njohur edhe trajnerin Daja, gjithmonë kërkon që ti luajë skuadra, të përqëndrohemi te potenciali ynë, edhe ata kanë krijuar por nuk kanë shënuar.
Të rrimë te plani ynë për ta nxjerrë në ndeshje, të shohim nesër si do të shkojë. Ndeshjet i përgatis për të fituar, por të shohim çdo të ndodh, çdo rezultat pozitiv është i rëndësishëm në këtë moment, fitorja na shërben për të dalë nga ngërçi, ndeshja e fundit më ka bërë realisht të besoj shumë”, deklaroi Nuhiu.
sfidanti.al

