Pep Guardiola ka pranuar se ka gabuar duke ndryshuar 10 lojtarë në krahasim me ndeshjen e fundit në kampionat të Mançester Sitit në sfidën që ekipi i tij humbi 2-0 përballë Bajer Leverkusenit në shtëpi. “Çfarë u tha në dhomat e zhveshjeve? Ajo na përket ne. Unë marr përgjegjësi të plotë, ende mendoj se lojtarët që filluan ndeshjen janë lojtarë të jashtëzakonshëm, por na mungoi diçka që nevojitet në nivelin më të lartë. Tani duhet të luftojmë për ndeshjet e ardhshme. Kundërshtarët ishin të mirë. Në përgjithësi bëmë edhe gjëra shumë të mira, patëm më shumë raste se ata, por ishin gjysmë-raste.
10 ndryshimet në formacion? Duhet ta pranoj. Nëse fitonim, nuk do të ishte problem, kështu që duhet ta pranoj se ndoshta ishte shumë. Mendoj se të luajmë çdo dy ose tre ditë duhen bërë, por duke parë rezultatin, ndoshta ishte shumë. Reali në ndeshjen tjetër? Kemi kohë”, tha Guardiola për mediat pas sfidës.
sfidanti.al

