Milani i Massimiliano Allegrit po mendon një lëvizje të madhe për merkaton e janarit dhe emri që po rikthehet fuqishëm në skenë është ai i Thiago Silva-s. Pas 13 vitesh larg, mundësia që braziliani të veshë sërish fanellën kuqezi po ngjall emocion te tifozët, të cilët e konsiderojnë ende një nga mbrojtësit më të mirë që ka kaluar ndonjëherë te klubi. Silva, simbol i elegancës dhe personalitetit në prapavijë, shihet si profili i duhur për të stabilizuar qendrën e mbrojtjes. Blerja e të riut Odogu nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara dhe drejtuesit po mendojnë ta dërgojnë në huazim në janar, duke lënë hapësirë për një afrime me eksperiencë.
Sipas “La Repubblica”, Milani ka javë që analizon mundësinë e rikthimit të 41-vjeçarit, i cili më 22 shtator festoi ditëlindjen e tij. Edhe pse mosha ka hapur diskutime, kushtet për transferim janë mjaft të favorshme. Kampionati brazilian mbyllet më 21 dhjetor dhe Thiago Silva, aktualisht te Fluminense, ka vetëm gjashtë muaj kontratë.
Një “last dance” në Europë mbetet skenar realist. Vetë lojtari e ka shprehur herë pas here dashurinë për Milanin, ndërsa klubi ka një histori të gjatë rikthimesh romantike, nga Kaká tek Ibrahimoviç, që e bëjnë këtë ide edhe më të besueshme. Në futbollin modern, siç tregoi edhe rasti i Modrić-it, mosha nuk është gjithmonë pengesë.
sfidanti.al

