Oscar përfundon në terapi intensive

Një problem në zemër ka bërë që Oscar të humb ndjenjat gjatë seancës stërvitore të djeshme me ekipin e tij Sao Paolo. Mediet braziliane raportojnë se ish-mesfushori i Chelsea-t gjendet në repartin e terapisë intesive të “Israelita Einstein Hospital”. 34-vjeçari kaloi pesë vite në “Stamford Bridge” përpara se të transgertohej në Kinë te skuadra e Shanghai Port në 2016 për gati 60 milionë dollarë. Ai refuzoi që të respektonte kontratën me klubin aziatik dhe u kthye në Brazil pas vetëm 21 takimesh të luajtura në kampionatin kinez. Incidenti i djeshëm sipas mjekëve ka ardhur si pasojë e një anomalie në zemër ndërsa sigurojnë se gjendja e lojtarit është stabël.

sfidanti.al