Liverpool, Van Dijk kritik: Nëse pësojmë gola të tillë…

Alarm i kuq te Liverpooli. Humbja 2-1 në Anfield kundër Manchester United ishte e katërta radhazi radhazi për kampionët në fuqi të Anglisë, tre në Premier Ligë dhe një në Ligën e Kampioneve.

Virgil van Dijk i Liverpoolit foli për Sky Sport UK pas ndeshjes kundër Djajve të Kuq: “Mendoj se pësuam një gol të dytë që ishte vërtet i shmangshëm. Ne punuam shumë për t’u rikthyer në lojë dhe krijuam disa raste të shkëlqyera për të shënuar golin e fitores, por nëse pranon një gol të dytë si ai, kjo është pjesa zhgënjyese”, tha ai.

“Duke e parë ndeshjen në përgjithësi, ishim shumë frenetikë. Mendoj se ata ishin shumë të duruar: nuk na ushtruan presion lart në fushë, por gjithashtu nuk na lanë të luanim me topin. Ne prapë krijuam shumë raste për të shënuar, por realiteti është se humbëm”.

“Është një moment interesant, sepse duhet të qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm si lojtarë, por si klub, së bashku me tifozët që duan të na shohin të fitojmë. Duhet të qëndrojmë të përulur, të vazhdojmë të punojmë. Kur gjërat vështirësohen, është e rëndësishme të ruajmë mentalitetin e duhur, të jemi aty për njëri-tjetrin. Sezoni është i gjatë”.

sfidanti.al