Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, është lënduar gjatë stërvitjes së sotme (e premte) me kombëtaren e tij, Spanjën.
Trajneri Luis de la Fuente dha përditësimin në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Spanjës dhe Gjeorgjisë. Ai konfirmoi se ylli i Barcelonës, Olmo, është detyruar ta lërë stërvitjen pas vetëm 15 minutave.
“Dani Olmo mbërriti dhe po vuan nga disa shqetësime dhe lodhje”, informoi fillimisht De la Fuente.
“Sot ai nuk ndihej rehat dhe pas 15 minutash, ai ndaloi stërvitjen dhe shkoi t’i nënshtrohej disa testeve”, përfundoi trajneri i Spanjës.
Ky dëmtim do t’ia shtonte edhe më shumë problemet trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, i cili prej disa ndeshjesh vuan edhe nga mungesa e Raphinhas, Lamine Yamalit dhe Gavit.
sfidanti.al