Rooney, i ashpër me Wirtz: Po dëmton ekuilibrin e Liverpool-it

Wayne Rooney ka folur hapur për fillimin e sezonit të Florian Wirtz te Liverpool-i, duke shprehur dyshime mbi rolin e tij në skuadrën e re të “The Reds”. “Ka qenë e vështirë për të, nuk mendoj se mund të mohohet. Do të duhet të kërkojë brenda vetes për të gjetur zgjidhjen dhe për ta zbuluar. Mendoj se ka luajtur mirë, por kur një klub si Liverpool-i blen kaq shumë lojtarë, duke rindërtuar thuajse një repart të tërë sulmues dhe ndërkohë ka ende Mo Salah aty, atëherë konkurrenca është e madhe”, tha Rooney. Sipas ish-kapitenit të Anglisë, mesfushori gjerman nuk po gjen hapësirat e duhura: “Besoj se Wirtz është ndoshta ai që nuk po ecën aq mirë. Ka shumë talent, por unë nuk e shoh ende se ku mund të përshtatet realisht në këtë ekip”. Rooney theksoi se shuma e madhe e paguar për Wirtz e ka bërë situatën edhe më delikate: “Ishte shumë para dhe mendoj se Wirtz, në fakt, po dëmton ekuilibrin e Liverpool-it, për shkak të mënyrës së tij të lojës. Sigurisht që është një lojtar i elitës dhe jam i bindur se do të përmirësohet, por ka pasur një fillim të ngadaltë dhe mendoj se kjo nuk mund të mohohet”.

sfidanti.al