Mjaftoi një lajm i bërë publik nga Bild, me të përditshmen gjermane e cila zbuloi se Harry Kane ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni që në Angli dhe Gjermani të shpërthejnë një diskutim i madh në lidhje me kapitenin e përfaqësueses angleze. Për të ndezur këtë zëra mendoi trajneri i Tottenham, me këtë të fundit që nuk e fshehu dëshirën për të pasur Kane në dispozicion: “Do të ishte i mirëpritur”, u shpreh Thomas Frank i pyetur mbi këtë temë.
Nuk vonoi shumë, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i drejtorit sportiv të Bayern, Max Eberl: “Kane është mjaftueshëm i rritur për të marrë një vendim, ka apo jo një klauzolë të përfshirë. Nëse ai vendos se do të largohet, do ta bëjë, ashtu siç e bëri kur ishte pjesë e Tottenham. Dëshira jonë është që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë me ne. Ne jemi shumë të kënaqur me rendimentin e tij, me urinë që ka për të fituar trofe. Ai mund të bëjë këtë gjë me, mund të fitojë shumë trofe”, u shpreh Drejtori Sportiv i Bayern.
sfidanti.al