Taulant Seferi ka qenë protagonisti kryesor në suksesin e Bodrumspor përballë Vanspor në Ligën e Parë turke. Sulmuesi shqiptar ka shënuar nga një gol në çdo pjesë, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij. Seferi ka nisur shumë mirë sezonin e ri dhe me këtë dygolësh ngjitet në kuotën e 5 golave në 7 ndeshje të luajtura në kampionat. Titullar për Bodrumspor në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti.
sfidanti.al