Merkato ka mbaruar, por jo kudo. Pas dy sezonesh te Manchester United, ish-lojtari i Interit, André Onana, huazohet te Trabzonspor në Turqi. Pas dy sezonesh në Premier League me fanellën e Manchester United, portieri 29-vjeçar kamerunas do të luajë në Turqi. Ish-lojtari i Interit ka nënshkruar një marrëveshje huazimi me Trabzonspor për sezonin 2025/26. Periudha e Onanës me “Djajtë e Kuq” ka qenë e ndërlikuar, ndërsa ai përpiqet të kthejë një faqe të re në karrierën e tij.
sfidanti.al