Thomas Muller gati të transferohet në Serie A

Thomas Muller ka bërë të ditur se do të largohet përfundimisht nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Pas një aventure të gjatë prej plot 25 vitesh që nga formimi i tij, gjermani do të lërë pas ngjyrat e kuqe. Gjithashtu, Muller është shprehur se para muajit korrik do të bëjë të ditur dhe ekipin e ardhshëm se ku do të luajë. Siç raportojnë mediat italiane, një prej opsioneve më konkrete për sulmuesin gjerman është dhe Fiorentina. Skuadra toskane do të zhvillojë bisedime me Moise Kean për një rinovim të kontratës së tij, por ende asgjë nuk është e sigurt. Në rast se sulmuesi italian nuk do të pranonte qëndrimin, Fiorentina do të tentojë Thomas Mullerin.

sfidanti.al