Kanë ardhur reagimet e para pas shortit të UEFA-s, i cili e vendosi Interin përballë Feyenoordit në 1/8 e finales së Champions League. Në një intervistë për “Sky Sport”, zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, komentoi përplasjen me holandezët.
A mund të quhet Interi favorit?
Rruga jonë në Champions deri tani ka qenë shumë e mirë, por tani nis një tjetër kompeticion. Feyenoordi është një ekip që duhet respektuar, kemi parë çfarë ka bërë. Do të përgatitemi sa më mirë për të dyja ndeshjet. I kemi të gjitha kushtet për të ecur përpara, por duhet të jemi të kujdesshëm. A ndjeni një përgjegjësi më të madhe duke qenë skuadra e vetme italiane e mbetur në garë? Ne gjithmonë kemi një përgjegjësi të madhe, jemi Interi dhe ky është një kompeticion i rëndësishëm. Do të përpiqemi ta çojmë sa më lart flamurin italian.
A do të zgjidhni një kompeticion primar apo do të luftoni në të dy garat?
Nuk mund të bëjmë zgjedhje, duhet të synojmë të shkojmë deri në fund në të dyja kompeticionet, Champions League dhe Serie A. Duam ta fitojmë kampionatin, pastaj kemi Champions League, ku jemi e vetmja skuadër italiane që ka triumfuar së fundi. Do ta respektojmë maksimalisht këtë turne, do të përpiqemi të arrijmë në finale si dy vite më parë. Është e vështirë, por mendja dhe synimi ynë është të shkojmë deri në fund.
A ndikoi ndalimi i Champions-it në janar në ngadalësimin e Interit?
Dyshimet vijnë vetëm nga jashtë, brenda klubit tonë nuk ka pasur kurrë dyshime. E dimë se çfarë do të thotë të garosh në Itali dhe Europë. Ne gjithmonë e përgatitim çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Sigurisht që mund të hasim vështirësi në periudha të ndryshme, por puna jonë është të japim gjithmonë maksimumin.
sfidanti.al