Lara Colturi, e gjashta në Francë

Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i 6-të në Sllallomin e Kupës së Botës për skiatoren kuqezi. Një xhiro e dytë e jashtëzakonshme me best time e ka futur Larën midis 10 më të mirave pas xhiros së parë jo shumë bindëse, vetëm e 14-ta. Fituesja është talenti tjetër i Skive Boterore, Ljutic. Kjo etapë shënon edhe rikthimin e superkampiones, Mikaela Shiffrin pas dëmtimit që e la jashtë për më shumë se 2 muaj. Lara bashke me stafin e saj do të pergatiten për Kampionatin Botëror të Saalbach ku shpresojmë të kemi medaljet e para për Shqipërinë në një eveniment të tillë skish.

sfidanti.al