Valencia po kalon një moment shumë të vështirë dhe renditet në vendin e parafundit në La Liga, me të njëjtat pikë si Valladolidi që mbyll klasifikimim, duke regjistruar vetëm dy fitore në 17 ndeshje. Të hënën, klubi “Che” njoftoi largimin e trajnerit Rubén Baraja, i cili nuk i rezistoi kësaj faze të dobët. Skuadra u prit nga dhjetëra tifozë të pakënaqur në aeroportin e qytetit, në orën 2 të mëngjesit. Në një deklaratë zyrtare, klubi spanjoll falënderoi trajnerin për ‘pasionin, përkushtimin dhe angazhimin’ e tij. ‘Dinamika e rezultateve gjatë këtij sezoni kërkoi një vendim shumë të vështirë për t’u marrë, por që ka si qëllim përmbysjen e situatës dhe arritjen e rezultateve më të mira’, thuhet në deklaratën zyrtare.
sfidanti.al