EURO U-17/ Shqipëria pret nesër Ishujt Faroe

Kombëtarja U-17 luan nesër ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë kualifikues të Europianit “Shqipëri 2025“. Në stadiumin “Egnatia Arena“, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të luajnë përballë përfaqësueses së Ishujve Faroe. Një barazim dhe një humbje, ky është bilanci i deritanishëm i kuqezinjve të vegjël, që nesër do të luajnë për të marrë një rezultat pozitiv. Takimi është programuar të luhet në ora 13:30. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjithë tifozët do të kenë mundësi të futen falas në “Egnatia Arena”. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër i grupit të 3, Holandë–Kroaci. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit“, që ashtu sikurse “Egnatia Arena“ do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë tifozët. Këto janë edhe ndeshjet e fundit të këtij grupi që do të luhen në Shqipëri. Të gjitha takimet e këtij raundi janë organizuar nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s. Post – Takimi është programuar të luhet në ora 13:30. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjithë tifozët do të kenë mundësi të futen falas në “Egnatia Arena”.

sfidanti.al