Sherr masiv në miqësoren Ekuador-Argjentinë

Duhej të ishte një ndeshje miqësore për të testuar nivelin e përgatitjes së dy skuadrave kombëtare në funksion të kompeticionit të Amerikës së Jugut, që do të nisë të premten e ardhshme në Santa Cruz de la Sierra të Bolivisë, por në vend të kësaj u kthye në një betejë të egër. Përplasja e frikshme fizike përfshiu jo vetëm lojtarët e Argjentinës dhe Ekuadorit U-15, por edhe persona të tjerë, që hynë në fushë në kaosin e krijuar. Ndeshja u luajt në Ekuador, në Guayaquil, në stadiumin “Emelec”, ku fitoi skuadra vendase 1-0, por rezultati është vërtet gjëja e fundit që do të mbetet në kujtesë. Dy skuadrat nisën një përleshje të turpshme, me grushte, shkelma dhe madje edhe një flamur të valëvitur si armë. Gjithçka nisi me një sherr gjatë ndeshjes, ku lojtarët e dy skuadrave u shtynë me njëri-tjetrin.

Njëri prej lojtarëve të Ekuadorit e goditi në fytyrë kolegun argjentinas, duke marrë kartonin e kuq nga arbitri. Por historia nuk përfundoi aty, sepse dhuna më brutale shpërtheu pas fishkëllimës së fundit. Fusha e lojës u kthye në një “arenë gladiatorësh”, ku të gjithë ishin kundër të gjithëve. Pati përleshje trup me trup, me përfshirjen edhe të stafeve teknike përkatëse. Në një moment të caktuar, pamjet tregojnë një lojtar nga pankina e Ekuadorit, që rrëmben flamurin e këndit dhe vrapon drejt kundërshtarëve, duke e tundur atë si armë. Skena vërtet të tmerrshme, të cilat shpresojmë të mos i shohim më në futboll. Trajneri e qortoi lojtarin për një nga veprimet e tij në fushën e lojës dhe ish-lojtari i Barçës kështe reaguar keq.

sfidanti.al