Cristiano Ronaldo pa tatuazhe në trup

Kristiano Ronaldo, edhe pse ka një trup të skalitur, nuk ka asnjë tatuazh. Arsyeja se përse futbollisti portugez nuk bën asnjë tatuazh është se ai dhuron shpesh gjak, madje edhe palcën e eshtrave. Këtë gjë e bën i motivuar nga ndjeshmëria për njerëzit që ndodhen në vështirësi. Cristiano Ronaldo bie në sy jo vetëm për karrierën e tij të jashtëzakonshme në futboll dhe për fizikun e tij të skalitur, por edhe për një detaj që e veçon nga shumë sportistë të tjerë. Mungesa e tatuazheve.  Megjithatë, kjo zgjedhje nuk është e lidhur me arsye estetike, siç mund të mendohet, por ka një motiv shumë më të thellë dhe altruist.

Futbollisti i Al Nassr është në fakt një dhurues i rregullt i gjakut dhe i palcës së eshtrave dhe prania e tatuazheve mund të ndikojë në mundësinë e tij për të dhuruar shpesh gjak. Në fakt, në shumë vende, ata që i nënshtrohen një tatuazhi duhet të presin një periudhë kohe përpara se të jenë në gjendje të dhurojnë gjak përsëri, zakonisht të paktën katër muaj. Duke qenë një dhurues i rregullt dhe i vëmendshëm, Ronaldo preferoi të shmangte tatuazhet në mënyrë që të mos i duhej të ndërpriste angazhimin e tij për dhurimin. Futbollisti portugez zbuloi gjithashtu se në të kaluarën ka dhuruar palcën e eshtrave, gjest ky i motivuar nga ndjeshmëria e tij ndaj historive të njerëzve në vështirësi. Një gjest ky që ka shpëtuar jetë njerëzish.

sfidanti.al