Not, Australia dominon në Paris

Noti ka dhënë medaljet e para në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vetëm një rekord olimpik i thyer në 4×100 metra stil i lirë për femra, që ka ardhur nga Australia, e cila ka fiksuar kohën e re 3’28”92. Ndërkohë australianet do të linin gjurmë dhe në 400 metra stil i lirë, atje ku Timtus do të fitonte medaljen e artë me kohën 3’05”49. Medalja e argjendtë për kanadezen Mekintosh, kurse e bronzta për amerikanen Ledeki. Në të njëjtën garë për meshkuj ka fituar gjermani Mertens që ka fiksuar kohën 3’41”78. Gjermani ka lënë nga pas australianin Uinington dhe koreanin Uomin.

E ndërkohë medalja e artë e fundit ka ardhur në 4×100 metra stil i lirë për meshkuj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë fiksuar kohën 3’09”28. Kështu Australia dominon notin në ditën e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

sfidanti.al