Rocco Vata shkëlqen te skuadra e re

Roko Vata në korrik u prezantua tek skuadra angleze, Watfordit dhe menjëherë ai është bërë protagonist pasi ka gjetur golin e parë me këtë fanellë. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 35-të duke përmbysur shifrat me Hibernian. Në fund skuadra e Vatës triumfoi në miqësore me rezultatin 3-2. Vata është rritur në radhët e klubit të Celtic ku vite më parë është aktivizuar edhe Rudi ndërsa në nivel kombëtaresh përfaqëson Irlandën.

sfidanti.al