Goditje e rëndë për Holandën, De Jong humb europianin

Tashmë nuk ka më dyshime, Frenki De Jong nuk do të jetë pjesë e Holandës gjatë Euro 2024. Lajmin e ka bërë publik vetë Federata Holandeze, pas ndeshjes miqësore kundër Islandës që zhvilloi sot kjo përfaqësuese.Dëmtimi i pësuar në javët e fundit të La Liga me fanellën e Barcelonës, bënë që De Jong të mos zhvillonte një fazë përgatitore të mirëfillte me holandezët gjatë këtyre ditëve, duke tentuar që të rikuperonte nga ky dëmtim.Por sot, pas ndeshjes, ishte Ronald Kuman ai që mori vendimin se nuk mund të merrte lojtarin në situatën aktuale për të qenë pjesë e Europianit.“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk mund të shkoj në Europian. Kemi bërë shumë punë në javët e fundit, por për fat të keq kavilja ime kërkon më shumë punë”, shkroi vetë De Jong në rrjetet sociale pasi u bë publik vendimi.Ndërkohë, Holanda tani pret të mësojë edhe gjendjen e Teun Kupmainers.Mesfushori i Atalantës shfaqi probleme fizike gjatë nxemjes para ndeshjes dhe nuk mori pjesë në sfidën ndaj Islandës ku ishte projektuar titullar.

sfidanti.al