Miroslav Klose është trajneri i ri i Nurembergut, skuadër që luan në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. “Tradita, pasioni, puna e ndershme, tifozët e mëdhenj: këto janë të gjitha gjërat që më pëlqejnë nga futbolli dhe që i lidh me Nurembergun. Për këtë arsye më tërhoqi menjëherë mundësia e dhënë për t’u bërë trajner këtu”, komentoi 46-vjeçari. Ish-sulmuesi i njohur i Lazios dhe kombëtares gjermane sezonin e kaluar ka drejtuar SCR Altach në Austri.
sfidanti.al