Miralem Pjanic i jep fund me Kombëtaren

Miralem Pjanic është tërhequr nga Kombëtarja e Bosnje-Hercegovinës, pas 115 ndeshjesh me përfaqësuesen. Njoftimi ka ardhur nga vetë 34-vjeçari Pjanic, me një postim në rrjetet sociale. “Pas 16 vitesh për Bosnjën dhe Hercegovinën time, ka ardhur momenti të them se ka mbaruar. Ky është sigurisht një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me krenari të madhe dhe kënaqësi të vërtetë them – mjafton”. “Kam luajtur 115 ndeshje, kam përjetuar kaq shumë gëzim, duke shkuar në Kupën e Botës – ishte e gjitha një ëndërr që kisha si fëmijë dhe që u bë realitet gjithmonë me dashuri dhe me krenari për fanellën e vendit tim, duke luajtur për popullin tim, për fansat tanë besnikë në mbarë botë”.

sfidanti.al