Florian Marku pësoi disfatë pas 13 fitoresh si profesionist. Marku u mund nga Chris Kongo, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë. “Kane kaluar disa dite nga ndeshja. Kam pare edhe lexuar disa nga komente. Dua te falenderoj nga zemra, sinqerisht, te gjithe ata qe e kane perjetuar kete humbje me mua edhe sado pak jane munduar me nje mesazh pozitiv, te tregojne perkrahje.
Nuk e keni idene se sa e vleresoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata qe priten 14 vite, qe nga hera e fundit qe un kam humbur, te tregojn shpirtin e tyre te zi, duke u munduar te njollosin emrin tim. Flamurin tone e kam mbajtur gjithmone ne krah me Krenari dhe Trimeri sic i takon, ne cdo shtet te botes kurr nuk e kam shitur veten as nenshtetesin time per asnje lloj vlere edhe kurre nuk do e bej.
sfidanti.al