Lorius Karius dhe Diletta Leotta drejt martesës

Diletta Leotta, prezantuesja e famshme televizive e disa emisioneve sportive ka zbuluar më në fund se kur do të jetë dasma e saj. “Në qershor do të martohem”, njoftoi 32-vjeçarja, duke konfirmuar se ka gjetur njeriun e jetës së saj te Loris, portieri i Newcastle. “Në mbrëmjen që e takova u thashë miqve të mi: “Kam takuar njeriun e jetës sime”, i tha Dileta Antonella-s para se të thoshte se ishte në panik teksa data po afrohej: “Tani jam pak e shqetësuar nga faza organizative.” Data e zgjedhur për dasmën është ende top sekret, ashtu si vendi i zgjedhur për të festuar këtë bashkim ku do të marrë pjesë edhe Aria e vogël, vajza e parë e çiftit. E sigurt është se fustani i nusërisë ende mungon. Historia e dashurisë mes Diletta Leotta dhe futbollistit gjerman Loris Karius u zyrtarizua pas javësh thashethemesh në fund të vitit 2022. Të dy vazhduan të dokumentojnë jetën e tyre së bashku në rrjetet sociale. Disa muaj pas fillimit të lidhjes së tyre, Diletta dhe Karius njoftuan se së shpejti familja do të zgjerohej: Aria e vogël erdhi në jetë më 16 gusht 2023, që është ditëlindja e Diletta-s.

sfidanti.al