Jurgen Uldedaj fiton gjerdanin IBO Mediterranean

Jurgen Uldedaj është Kampion Bote në versionin IBO Mediterranean, ndërsa gjithçka ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në Londër në një transmetim maratonë në Radio Televizionin Shqiptar. Përballë Uldedajt ishte Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde, të cilën në fund boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar me pikë. Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka patur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje. Flamurë kuqezi dhe festë shqiptare në Londër, atje ku të gjithë kanë mbetur të kënaqur me këtë sukses të Jurgen Uldedës, që pritet të pasohet me të tjera ndeshje në Mynih, apo dhe pse jo për një titull më të madh të rëndësishëm botëror në Tiranë.

sfidanti.al