Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se Victor Osimhen do të largohet nga “Stadio Maradona” në merkaton e dimrit. Ai ka thënë se klubi e ka ditur që nga vera e vitit të kaluar për vendimin e Osimhen që të largohet përfundimisht nga Napoli. “Ne e kemi ditur që nga vera e vitit të kaluar, përndryshe negociatat për rinovim të kontratës nuk do të kishin qenë aq të gjata. Ne tashmë e kemi ditur se ai do t’i bashkohet Real Madridit, PSG-së apo ndonjë klubi të Premier”, ka thënë De Laurentiis. Sulmuesi nigerian së fundmi nënshkroi një kontratë të re me Napolin sipas së cilës do të ishte lojtar i tyre deri në vitin 2026.
sfidanti.al