Ish-sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi transferohet si lojtar i lirë te klubi kroat, Slaven Belupo. Kamberi mbylli aventuren e tij te Huddersfield në Angli gjatë kësaj vere por prej disa javësh ishte një lojtar i lirë për shkak të ecurisë negative. Në këtë mënyrë, sulmuesi shqiptar do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kroacisë pasi është klubi Slaven Belupo, i cili ka konfirmuar transferimin e tij gjatë ditës së sotme.
“Florian Kamberi është lojtari i ri i Slaven Belupos. Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur më 8 mars 1995, në Lachen, ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit aktual dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferencini nga ndeshja me Rudeshin”, thuhet në njoftimin e kroatëve.
sfidanti.al