Kupa e Botës 2030, finalja në “Santiago Bernabeu”

Organizimi i Kupës së Botës nga Spanja, Portugalia dhe Maroku sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve nga i gjithë globi. Kampionati botëror, në fakt, do të hapet në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj, ku do të luhen tri sfidat e para të Kupës së Botës, megjithatë dihet pak për detajet.

E sigurt është se finalja do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, në Madrid, ku në vitin 1982 Italia mundi Gjermaninë 3-1 për të fituar të tretin trofe nga katër gjithsej. Siç raporton “Marca”, do të jenë të paktën 14 stadiume ku do të luhen ndeshjet, por sipas të gjitha gjasave do të ketë një numër më të madh, duke marrë parasysh edhe aplikimet e shumta të dërguara në FIFA.

sfidanti.al