Dinamo Zagreb tenton të rikthejë në shtëpi yllin kroat

Luka Modric mund të rikthehet në Zagreb për të myllur karrierën si profesionist. Mesfushori i Real Madrid kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, mendon seriozisht të kthehet në shtëpi. Ai u largua shumë vite më parë nga Dinamo ku u rrit profesionalisht për t’u transferuar te Tottenham.

Shpërthimin e madh bashkë me Topin e Artë e regjistroi te Real Madrid ku epoka Modric duket se po perëndon. Mesfushori ballkanas nuk ka rinovuar përtej vitit 2024 dhe Dinamo mund ta presë me krahë hapur nëse ai do të dëshirojë. Kontaktet kanë nisur dhe në mes nuk ka asnjë çështje parash sepse Modric mund të luajë edhe falas për klubin e tij të zemrës.

sfidanti.al