Nuk ka asnjë problem serioz për sulmuesin e Milanit, Oliver Giroud i dëmtuar në ndeshjen e Francës me Irlandën duke lënë fushën e lojës në pjesën e parë. Qëndërsulmuesi ka braktisur menjëherë kampin e kombëtares dhe është rikthyer në Milano për shkak të një problemi në gju por pas analizave të detajuara mjekët kanë dalë në përfundimin se lojtari duhet të qëndrojë pushim për disa ditë dhe do të jetë gati për ndeshjen derbi menjëherë pas sfidave eleminatore.
Giroud humbet miqësoren me Gjermaninë por Stefano Pioli mund ta ketë në dispozicion shumë shpejt. Derbi me Interin do të luhet pas rreth 1 jave, ndërsa një tjetër sfidë e rëndësishme ku Giroud shpreson të jetë është edhe ajo e Champions League kundër Newcastle.
Sfidanti.al