Murinjo: Jam optimist për kualifikimin, por shqetësim janë dëmtimet

Trajneri i Romës nuk heq dorë nga ëndrra për ta fituar edhe një herë këtë trofe, që e mori në 2017 me Mançester Junajtidin. Ekipi i tij u mund 0-1 në Holandë ndaj Fejënordit në Ligën e Europës, një rezultat i vështirë, ndonëse jo i pamundur. “Jam optimist se mund t’ia dalim, – thotë Zhoze Murinjo, – ne i kemi mundësitë, por më shqetësojnë dëmtimet. Shpresoj që të kem në dispozicion sa më shumë lojtarë për ndeshjen e kthimit”.

Sfidanti.al