Britanikët: Nëse do të kishim një Gjokoviç, nuk do dinim ç’të bënim me të!

Duket e çuditshme që këto fjalë shkruhen nga mediat e një vendi që i ka dhënë mjaft kësaj bote, por që duket se e ka humbur pak respektin ndaj vetes. Britania e Madhe, që ka pasur një Shekspir e një Bajron, një Drejk, Nelson a Çërçill, një Njuton e një Hokins, një Xhejms Kuk apo Livingston, sot duket si e përhumbur kur analizon një Novak Gjokoviç. “Deili Meil”, tabloidi që ka një rubrikë shumë të mirë sportive, thekson se britanikët më shumë i karakterizon kapiteni Robert Skot, i cili shkoi vetëm i dyti deri në Polin e Jugut (pas Amundsenit norvegjez) dhe nuk u kthye dot prej aty, sepse vdiq nga i ftohti dhe uria. “Nëse do të kishim një Gjokoviç ne nuk do të dinim se çfarë do të bënim me të”, – shkruan “Deili Meili” duke komentuar fitoren e tenistit serb ndaj britanikut Kameron Norri në gjysmëfinalen e Uimbëlldonit.

Sfidanti.al