Përpjekja ishte që ata “miq të njeriut” të adoptoheshin dhe ndoshta ajo që bënë në Shën Peterburg mund të ndihmojë që kjo gjë të ndodhë. Futbollistët e Zenitit dolën në ndeshjen e radhës në Premier Ligën e Rusisë ndaj Rostovit duke mbajtur secili prej tyre nga një këlysh qeni në duar. Lojtarët dolën duke i përkëdhelur qentë dhe video bëri xhiron e Rusisë dhe të botës. Ishte një mbrëmje e ftohtë në kryeqytetin e carëve, me acarin e bën më të mprehtë lagështia tipike e qytetit, por atmosfera u ngroh nga iniciativa. Kjo nismë u realizua nga bashkëpunimi i klubit rust ë futbollit me një fondacion për mbrojtjen e kafshëve.
Sfidanti.al