Tek Reali sapo ndodhi një mrekulli me emrin Luka Joviç!

Ishte minuta e 17-të dhe ylli kryesor i ekipit, Karim Benzema, kërkoi ndërrim. Sulmuesi francez ishte i dëmtuar e nuk mund të vazhdonte më ndeshjen në fushën e Sociedadit, ndaj edhe Karlo Ançeloti bëri zëvendësimin e detyrueshëm duke hedhur në fushë Luka Joviçin. Siç komentuan më pas me të drejtë mediat e Madridit, tifozët u trembën nga ajo që po shikonin pasi Joviç ka qenë një zhgënjim për një kohë të gjatë, ndërsa Benzema është lojtari kryesor i ekipit. Gjithsesi, vendimtar në San Sebastian do të ishte pikërisht sulmuesi serb. Joviç shërbeu asistin për golin e Vinisiusit në pjesën e dytë, ndërsa më pas shënoi golin e dytë me instinktin e goleadorit dhe duke rrezikuar kokën e tij. Shpresa është që Joviç të tregojë më në fund atë që vlen, potencialin për të cilin Reali e mori për 60 milionë euro nga Frankfurti.

Sfidanti.al