Prezantohet shtegu i Turit të Francës 2022, Pogaçar synon Lemondin, Bobenë dhe Tisin!

Do të jenë mbi 3 300 km të luftuara, të mbuluara me djersë dhe madje edhe me gjak. E tillë gara më e madhe çiklistike e botës, Turi i Francës, organizatorët e së cilës kanë prezantuar edicionin e vitit 2022, që do të jetë i 109-ti në histori. Me nisje në Kopenhagen të Danimarkës me vetëm 13 km në një kronometër individual, ai do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera në vendin nordik për të kaluar më pas në Francë. Nuk mungojnë etapat zvicerane, ndërsa do të arrijë në maja deri në 2 607 metra në Kol dy Galibie (Col du Galibier) dhe në 2 413 metra Kol dy Grano, duke pasur 11.3 km me ngjitje malore 9.3 për qind. Në etapën e 12-të do të jetë kalimi në Alpet e Hyezit (Alphe d’Huez) me 13.8 km në ngjitje 8.1 për qind, ku në 1986 Bernar Hino dhe Greg Lemond e mbyllën dorë për dore. Pritet që kampioni në fuqi, slloveni Pogaçar, të synojë titullin e tretë radhazi, për të barazuar legjendat Lemond, Bobe dhe Tis.

Sfidanti.al