Në portë ishte Maloku, në mbrojtje ishte Cuculi, në mesfushë Vucaj si dhe ishin Muja, Fazliu e Ajzeraj. Të gjithë kanë qenë futbollistë të Superligës së Shqipërisë, që sot ndodhen tek Drita e Gjilanit dhe luajnë në Ligën e Konferencës. Ata arritën një sukses të rëndësishëm, kuptohet bashkë me lojtarët e tjerë gjilanas, duke qenë titullarë e duke ndalur në barazim 0-0 Fejënordin e shquar të Roterdamit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës dhe holandezët patën epërsi, por nuk arritën të shënonin ndaj një ekipi shumë të organizuar si Drita. E pra, nuk mund të thuhet se Superliga shqiptare nuk ka lojtarë të mirë, por ata së pari duan klube të mira, pra organizim dhe drejtim.
Sfidanti.al