Janë gjithnjë e më të paktë lojtarët që luajnë gjithë karrierën me një skuadër të vetën, ndërsa dikur kanë qenë të shumtë. Që nga Rajan Gigs, Paolo Maldini, Françesko Toti apo Karles Pujol, ata janë mbiquajtur “flamuj” dhe janë adhuruar nga tifozët, ndërsa sot duhet të kërkosh fort për t’i gjetur, ndërsa kanë mbetur të tillë si Gerard Pike apo Lionel Mesi (i cili gjithashtu mund të largohet në verë), por Anglia e ofron një tjetër shembull dhe ky është “24 karatësh”. Flitet për veteranin e Uest Hemit, Mark Noublin (Noble), i cili ka nisur të luajë për “çekiçët” që në moshën 17-vjeçare dhe ende e bën si 34-vjeçar. Qendërmbrojtësi rinovon sërish kontratën për 1 vit tjetër, dhe ky do të jetë viti i I tij i fundit. Ai do t’i japë fund futbollit pas 18 vjetësh karrierë, që të gjithë me londinezët, ndërsa ka luajtur mbi 500 ndeshje. Trajneri Dejvid Mojes e kërkoi edhe këtë vit, ndonëse Noubli ka luajtur vetëm 3 ndeshje, sepse Souçek dhe Rajs janë në formë të madhe, duke vlerësuar ndikimin e madh që veteranit në ekip.
Sfidanti.al