Inter, Suning lë futbollin në Kinë, shkrihet Jiangsu

Nga Kina vjen një lajm tronditës që mund të ketë efekte edhe te Interi. Suning vendosi të pezullojë menjëherë aktivitetin e Jiangsu. Skuadrës kineze nuk i mjaftoi titulli i parë i fituar në Supër Ligën Kineze për të mbijetuar. Grupi Suning doli me një komunikatë për shtyp për të konfirmuar vendimin e pezullimit të aktivitetit të skuadrës kampione në vendin aziatik

‘Për shkak të mbivendosjes së variablave të pakontrolluara, Jiangsu nuk mund të garantojë qëndrimin në Super League dhe AFC-theksohet në komunikatën e Suning-në muajt e kaluar, kompania bëri gjithcka mundi për të garantuar klubin pa lënë mënjanë asnjë mundësi. Duhet të  bëjmë një njoftim; pezullojmë menjëherë administrimin e operacioneve të klubit dhe në të njëjtën kohë presim kompani që duan të diskutojnë me ne për të ardhmen. Në këto 5 vite kemi punuar shumë duke përjetuar së bashku gëzime dhe momente të vështra. Nuk ka asnjë pendesë; ky është futbolli, kjo është jeta!’.

sfidanti.al