Pasi mbylli aventurën me Ducatin, Andrea Dovizioso priti vitin e ri për të shfryrë disa pakënaqësi kundrejt skuderisë italiane në Botërorin e MotoGP
‘Nuk ishte një sjellje transparente, ndryshe nga sa ndodhi me Petruccin të cilit iu komunikua që në fillim se nuk do të kishte vend-tha dovizioso në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello sport’-por më pas Dall’Igna deklaroi se në mbledhjen e famshme të mbajtur në mesin e vitit 2019 ndërmjet garava të Sachseringut dhe Austrisë, kishte kuptuar se gjithcka kishte përfunduar’.
përsa i përket kontratës së tij që i skadoi në 2020, Dovizioso u shpreh: ‘Nuk ka pasur kurrë një propozim të vërtetë-tha Dovizioso-nuk kemi negociuar kurrë dhe nuk më erdhi kurrë një ofertë’.
Dovizioso është folur se mund të zëvendësojë Marc Marquez te Honda në fillim të sezonit, por piloti italian vendosi që të mos flasë hapur për këtë cështje.
‘Dicka do të ndodhë, por se në cfarë dite dhe se cfarë, nuk e kam idenë-shtoi dovizioso-nuk kemi asgjë në tryezë. A do të isha i kënaqur me zëvendësimin e Marc deri në kthimin e tij? Nuk dua të përgjigjem, dua të shoh se cfarë më propozojnë, nëse do ta bëjnë. Unë e kam një ide’.
sfidanti.al